Vijnë Vashat

Vijnë vashat valle-valle
Gushë e gji stolisura
Një pëllumb një sy sorkadhe
Seç vjen m'e mbolisura.
Ç'm'i ka hije shtat i hedhur
Hije kraharuari,
Pa fillon me zë të dredhur
Vasha së kënduari.

Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel këputurën.

Ju që niseni për lule
Shoqe moj të mijëza
A s'më merrni edhe mua
N'ër pyje e korijëza.
Ç'm'i ka hije shtat i hedhur
Hije kraharuari,
Pa fillon me zë të dredhur
Vasha së kënduari.

Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel-këputurën.

Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel-këputurën



Credits
Writer(s): Lasgush Poradeci
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link