Himn

Mua në jetë
Më solli dashuria
Që prinderve
Zoti në shpirt ju dha
Në krahët e tyre
Foli mirësia
Jep dashuri
Mua më tha
Zërin e jetës
Kam ndjerë gjithmonë
Dhe dashuri
Iu kam dhuruar
Të gjithëve njerëzve
Kudo në botë
Që kanë njeriun
Gjënë më të çmuar
Ndaj gjithmonë
Dëgjoj zërin e nënës
Sa herë që fal
Unë dashuri
Por dashuri
Mbi dashuritë
Mbetet ky dhe
Kjo shqipëri
Zëri i jetës
Prek thellësinë e shpirtit
Sa herë këndoj
Me zjarr në gji
Për dashurinë
Mbi dashuritë
Për këtë dhe ty shqipëri
Brodha gjithë botën
Më mbyti dhimbja
Sa herë të mohova
Vehtes s'ia fal
Ndaj sot un jam këtu
T'i them europës
Njesoj jam si ju
Por me shpirt
Jam shqiptar
Gjithmone të besova
Ndaj dhe vij tek ti
Dhe flas gjuhen time
E ndihem njeri
Kur krahet hap
Shqiponja kuq e zi
Te falemi nënë
E shtrenjta shqipëri
Ndaj gjithmonë
Dëgjoj zërin e nënës
Sa herë qe fal unë dashuri
Por dashuri
Mbi dashuritë
Mbetet ky dhe
Kjo shqipëri
Zëri i jetes prek
Thellësinë e shpirtit
Sa herë këndoj
Me zjarr në gji
Për dashurinë
Mbi dashuritë
Për këtë dhe
Ty shqipëri
Për dashurinë
Mbi dashuritë
Për këtë dhe
Ty shqipëri
Besoj tek ti
Tek njerzit e mi
O shqipëri



Credits
Writer(s): Zhuljana Jorganxhi, Gjergj Leka
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link