Nuk Mundem Pa Ty

Ti je ai ke lindur në ditët e mia
Je fat veç për mua
Ti je ai fjalorët në botë nuk mjaftojnë
Të them sa të dua

Më trego nëse kemi jetuar një herë tjetër
Kush je ti që në çdo përqafim
Më sjell aromën e vjetër "kush je ti"

Nuk mundem pa ty, nuk kam jetë pa ty
Rrëfej mrekullinë e botës time
Falem për ty dhe zgjohem me ty
Në paqe me ndjenjë të pafundësive

Aty do të gjej, gjej unë veten time
Pushtohem nga ty në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet në fjalë dashurie

Unë jam ajo nuk dua të humbem nga ty
Jetoj se të dua
Unë jam ajo veten largoj nga gjithçka
E gjej të harruar

Më beso ne e kemi jetuar një herë tjetër
Vetëm ti histori përsëritur
Me sjell aromën e vjetër "vetëm ti"

Nuk mundem pa ty, nuk kam jetë pa ty
Rrëfej mrekullinë e botës time
Falem për ty dhe zgjohem me ty
Në paqe me ndjenjë të pafundësive

Aty do të gjej, gjej unë veten time
Pushtohem nga ty në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet në fjalë dashurie

Vizatohem në tre dimensionet e tua
Marr pa limit nga puthjet e tua
Dhe pa perse të dua më shumë të dua
Në vitet e tua do jem, do jem

Nuk mundem pa ty, nuk kam jetë pa ty
Rrëfej mrekullinë e botës time
Falem për ty dhe zgjohem me ty
Në paqe me ndjenjë të pafundësive

Aty do të gjej, gjej unë veten time
Pushtohem nga ty në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet në fjalë dashurie
Nuk mundem pa ty



Credits
Writer(s): Ardit Gjebrea, Pirro Gaqo Cako, Shpetim Saraci
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link