Shiu

Më lër të t'prek, të t'ndjej
Për aq kohë sa ka mbetur
Dhe fundin ta gënjej
Mbi fytyrën tënde t'fjetur

Dhe t'vërtetën ta mbys
Me shokun tim të dehur
Por buzëqeshja ngrin
Pas fatkeqsisë sonë është fshehur...

E shiu do t'i laj mëkatet tona
do t'harrojmë netet e vona
kur ti e shtrirë pranë meje
më falje dashuri
Fotografitë në mur
një ditë do t'zbehen
nëse shkon e di s'do kthehesh
prandaj të lutem rri
veç edhe një natë
veç edhe një natë
veç edhe një natë
veç edhe një natë...

A do t'munden buzët tona
të gjejnë shijen e dashurisë
a do të frikësohemi
të besojmë ne të dy sërish

Pika shiu n'lëkurën tonë
tek themi "Lamtumire"
vërshojnë çdo prekje, çdo puthje
në trupat tonë të mpirë
e ti buzëqesh për të fundit herë

E shiu do t'i laj mëkatet tona
do t'harrojmë netet e vona
kur ti e shtrirë pranë meje
me falje dashuri
Fotografitë në mur
një ditë do t'zbehen
nëse shkon e di s'do kthehesh
prandaj të lutem rri
veç edhe një natë (3×)



Credits
Writer(s): Florent Boshnjaku, Yll Limani, Lira Bakaj
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link