Tani M'Ke Zemer

Njeri po u nxijka
E as nuk p'e dika
Nuk e pashë as vetë ku kom mbaru
Pa pritë e pa kujtu
Krejtë tyra m'u kish ndërru
I bona krejt vetminë me përballu

Tani m'ke zemër
Tani m'ke dritë
E unë për ty nuk vesh më
Zi asnjë ditë

Asnjë ditë!

S'di qysh u verbova
Gropën pse ja bona vetes
Tu i pas mendët n'kry
Por njeri po u nxijka
E as nuk pe ndijka
Tuj pas krejtë t'mirat
Tuj pas me shkëlqy

Tani m'ke zemër
Tani m'ke dritë
E unë për ty nuk vesh më
Zi asnjë ditë

Asnjë ditë!

I thashë vetes "Stop!"
Boll kemi bo show
Boll material botës i dhamë
Boll mo jam turpnu
Tash rolet kanë ndryshu
Rendin e ke ti, vuj ti per mu!

Tani m'ke zemër
Tani m'ke dritë
E unë për ty nuk vesh më
Zi asnjë ditë

E unë për ty nuk vesh më
Zi asnjë ditë...



Credits
Writer(s): Darko Dimitrov, Aida Baraku, Armend Redzepagic
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link