Për Ty

Për ty unë ndieva pa masë
Për ty shumë herë derdha lot
Për ty u ktheva nga erdha
Për ty s'besoj më në Zot
Se Zoti ti ishe për mua
Ti ëngjëll m'u bëre një ditë
Për ty unë djallin largova
Për ty sot largoj lumturitë
Për ty unë lash tokën time
Për dreq as kjo tokë nuk më mban
Për ty që më fale gjithësinë
Harram bëra lotët, paranë
Për ty unë lashë veten peng
Mes lotëve në det të harrimit
Me ëndrat që m'i hodhe në ferr
Ringrite ti murin e Berlinit
Për ty unë rrëzova çdo mur
Për ty do filloj unë muzikën
Për ty do të shkruaj veç këngë
Se ndoshta kështu do mposht frikën
Për ty, për ty, për ty
Për ty unë ndieva pa masë
Për ty shumë herë derdha lot
Për ty u ktheva nga erdha
Për ty s'besoj më në Zot
Atë frikë që çdo ëndërr më mori
Për ta flakur, një jetë do të presë
Ah sa doja të kisha dy jetë
Për t'u zgjuar me ty çdo mëngjes
Me ty, me ty, me ty, me ty
Për ty, për ty
Me ty, me ty



Credits
Writer(s): Gjergj Leka
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link