Marinari i Vogël (feat. Joss Stone)

Era fryn
Uji ja lagë kamtë e vogla
Dikun larg
Kanë mbetë lodrat qe i ka lanë mas

Andrra e tij
Gjithë ka qenë me e lundru detin
S'po kupton
Pse të rritunit po qajnë kaq shumë

O
Marinari i vogël n'det

O
Po lundron per n'tjetrën jetë

Pa jetë
Pa jetë

Hana shndritë
Ajo osht thellu nër andrra
Pa u zgju
Shpërthejnë muret e ja marrin sytë

Gjumi i saj
Gjithmonë osht shoqnu me përralla
Ka andrru
Kur të rritet përrallat vet me i shkrujtë

O
Ënderrimtarja e vogël n'dhomë

O
Me sy mbyllë përtej po shkon

O
Marinari i vogël n'det

O
Po lundron për n'tjetrën jetë

Pa jetë
Pa jetë



Credits
Writer(s): Shpat Deda
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link