Prej Shqipnie

(Bjer lahut, n'kto bjeshkt e mija)
(Për kta trima që kan ra)
(E deshtën Shqipnin si nana fëmijun, që e don hala pe pa)

Para tij përkulet mali edhe fusha
Prej Shqipnie bashkë me shokë, po vjen Sabit Lushaj
N'malet e Pashtrikut jetë e bana dekën, merre pushkën teme, ruma Suharekën

Oj festë e flamurit që na bon plot jetë, trimat pe sjellin nëntorin e tretë
Librat e shkollës kur i merr hasmi, mo s'kam qka boj se pushkë bohet lapsi
I ri me moshë me zemër trimnie jom djali Rifatit, nanës Nazlije
Se la armikun me m'shkel te dera, boll i jetova ni'stetri pranvera
Po shkoj n'Shqipni, oj nanë mos u tut vi shkive t'ja u mushi gojën barut
Dhimbja e plagës e bani me fol, po merrma kët pushkë e çoma n'Kosovë

Para tij përkulet mali edhe fusha
Prej Shqipnie bashkë me shokë, po vjen Sabit Lushaj
N'malet e Pashtrikut jetë e bana dekën, merre pushkën teme, ruma Suharekën

Gjaku i njomë e ujiti tokën, e di që krenare kom me t'bo nanë lokën
Po t'shoh o Babë që m'paske ardh, ah ty ta puthsha plisin e bardhë
Kurrë mo me lot, mos ti shoh sytë se shkova si burrat e nuk t'kom korit
E at litar që ma ke hek, dije pa dek dora e tyne sum ka prek
Dritë bante pushka kudo ra terri, trupi me plagë si Jakup Ferri
Kurrë mos i qani plagt e lirisë se ato bohen gjak n'flamurin e Shqipnis

Para tij përkulet mali edhe fusha
Prej Shqipnie bashkë me shokë, po vjen Sabit Lushaj
N'malet e Pashtrikut jetë e bana dekën, merre pushkën teme, ruma Suharekën



Credits
Writer(s): Arian Agushi
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link