Jemi UÇK

Ç'janë k'to troje që po digjen flakë
Na ka ra o hasmi n'konak
Shtëpitë na i ka djegur
F'min' na i vrau te dera
Ooo na e vrau lirinë
E na u ndal pranvera

Ndal mor hasëm o se k'tu ka burra
N'dorë mbajmë armët, n'gjoks ti shkrepim plumbat
N'flamur jem betue, n'Zotin kem ba be
Oo për liri t'Kosovës jemi UÇK!

Morën malet more flakë e gjam'
Rrokën armët Drenica të tanë
Dukagjini more dhe Pashtriku
Po i thonë hasmit, nga trojet nuk iku
Nerodimja, Llapi edhe Shala
Po i thone hasmit o turrin ta ndala
N'flamur jem betue, n'Zotin kem ba be
Oo për liri t'Kosovës jemi UÇK!



Credits
Writer(s): Ferit Idrizi
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link