Mora Fjalë (Live)

Tash sa vjet
Tash sa vjet s'e sheh Prekazin dhe Reçakun, tash sa vjet
Tash sa vjet s'e sheh Drenicen, tash sa vjet
Tash sa vjet dhe Mitrovicen, tash sa vjet

Çohu Adem
Çohu po të thonë zogjtë e malit dhe bilbilat
Ço hu Adem
Po thonë lulet trëndafilat, çohu Adem
Po thonë kangët, thonë dhe trimat, çohu Adem

Çohu shpejt, çohu shpejt mos rri tek varri
Thotë nanë lokja, çohu se mjaft
Ta flladiti ballin toka, çohu se ty
Të kërkon e tanë Kosova ty Adem

Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun
Mora qarkun me i thur kangë
Me i thur kangë bashklegjendarit, ti këndoj
Ti këndoj Adem Jasharit, ti këndoj

E t'i them
E t'i them se gjaku i tij është vetë liria që ka ardh
Në Kosovë e brigjev' të Drinit kjo liri
Ia flladiti ballin trimit, ia flladit

E t'i them
E t'i them se gjaku i tij është vetë liria që ka ardh
Në Kosovë e brigjev' të Drinit kjo liri
Ia flladiti ballin trimit, ia flladit



Credits
Writer(s): Naim Gjoshi
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link