Mos dëgjo fjalët e botës

I kam thur veç për ty
një nga një ëndrrat e mia
nëse mua s'më beson
dëshmitarë është Perendia

Mos dëgjo fjalët e botës
se të gjithë na kanë zili
sa më shumë ata po flasin
unë më shumë të dua ty

Le të thonë çfarë të duan
shpifja modë është sot në botë
sa shumë për ne po flasin
s'janë si ne e s'bëhen dot

Çfarë po ndodh kështu me mua
paqe s'gjej në asnjë vend
bëj mëkatë që fortë të dua
apo ndoshta,ti më le pa mend



Credits
Writer(s): Shkumbin Ismaili
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link