Endrra Ime

Jeta, ka shumë kryqëzime
Unë eci në rrugën time
Asnjëherë nuk ka me u ndal
Se kjo është ëndrra ime

Respektin ta fitoj
Jo më pak se sa meritoj
Dhe asnjëherë nuk do ndryshoj
Do jem thjeshtë vetja ime

Jeta, ka shumë kryqëzime
Unë eci në rrugën time
Asnjëherë nuk ka me u ndal
Se kjo është ëndrra ime

Respektin ta fitoj
Jo më pak se sa meritoj
Dhe asnjëherë nuk do ndryshoj
Do jem thjeshtë vetja ime

Dhe një tjetër faqe nga ditari im
Zgjodha rrugën e sinqertë, rrugën që s'ka kthim
I dua vështirësitë, tek ato gjej motivim
Rruga s'mund të jetë e lehtë kur në jetë ka një qëllim

Muzikën e vërtetë, për njerzit e vërtetë
Për ata që kam në zemër, për ata që më kanë ndjek
Nuk kam fjetur asnjë natë,
kanë kaluar gjithë këto vjet
Siç thonë edhe piratët You sleep when you're dead

Sado pengesa që kam pas, asnjëherë nuk jam dortëzuar
Durimi i theksuar është dhurata më e çmuar
Thashetheme dalin plot asnjëherë si kam dëgjuar
Rrugën time kam vazhduar

Do guxim që të ecësh në këpucët e mia
Gjithmonë ja kam dalë me forcat e mia
Jam krenar për këtë fakt
MC Doza represent, vazhdoj rrugën për më lartë

Jeta, ka shumë kryqëzime
Unë eci në rrugën time
Asnjëherë nuk ka me u ndal
Se kjo është ëndrra ime

Respektin ta fitoj
Jo më pak se sa meritoj
Dhe asnjëherë nuk do ndryshoj
Do jem thjeshtë vetja ime

Jeta, ka shumë kryqëzime
Unë eci në rrugën time
Asnjëherë nuk ka me u ndal
Se kjo është ëndrra ime

Respektin ta fitoj
Jo më pak se sa meritoj
Dhe asnjëherë nuk do ndryshoj
Do jem thjeshtë vetja ime

Muzika është bota ime
Këtu jam Zoti unë krijoj
Këtu shprehem siç dua unë
S'ka ligj të më ndaloj
Lirikisht i thellë si bust
Nuk pres të më kuptoni
Ju jap njëzet vjet kohë
Që tekstet t'mi dëshifroni

Bëj atë që do, mos dëgjo asnjeri
Si ta bësh, si mos ta bësh
Do gjykohesh gjithësesi
Rrezato energji si vezullim në çdo skaj
Bëhu fllad i ditës së re se ti je agimi i saj

Jeta ime deri tani është vërtetë një mbrekulli
Më respektojnë kudo si artist dhe si njeri
Familja ime më mbështet,
Dua që ti bëj krenar 100% kam për tja dal

Kam sakrifiku gjithçka për të ndjekur ëndrrën time
Kur të tjerët dilnin në club unë punoja në studion time
Jam akoma tu luftu, tu shku në tjetër nivel
Zërin im i brëndhëm po më thotë
Mos u ndal asnjëherë

Jeta, ka shumë kryqëzime
Unë eci në rrugën time
Asnjëherë nuk ka me u ndal
Se kjo është ëndrra ime

Respektin ta fitoj
Jo më pak se sa meritoj
Dhe asnjëherë nuk do ndryshoj
Do jem thjeshtë vetja ime

Jeta, ka shumë kryqëzime
Unë eci në rrugën time
Asnjëherë nuk ka me u ndal
Se kjo është ëndrra ime

Respektin ta fitoj
Jo më pak se sa meritoj
Dhe asnjëherë nuk do ndryshoj
Do jem thjeshtë vetja ime

Yeah, yeah



Credits
Writer(s): Mario Dino
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link