Mars

Mars, ishte një natë e gjatë
Sa hije atë natë
Vërtiteshin mbi shtrat

Ishte një Mars i gjatë
Në një dhomë të ftohtë
Në mure zhgarravitur
Emra, data, lot

Ishte një Mars i gjatë
Vetmuar në një dhomë
Ku shpirti ulëret
Por askush se dëgjon

Ditët numeroja
Mbi një kalendar
Sa doja të të thoja
Se malli mua më ka marrë

E di që me dëgjon!
Malli më ka marrë
Unë do të vij herët a vonë
Se të vertetën e dimë unë dhe ti, dhe ti
Se herët a vonë do të vij
Po unë do të vij!

Ishte një Mars i gjatë
Sa hije atë natë
Vërtiteshin mbi shtrat

Vetmuar në një dhomë
Një zë i mbytur jam
Askush nuk më dëgjon
Përgjigje jo nuk kam

Ishte një Mars i gjatë
Në një dhomë të ftohtë
Në mure zhgarravitur
Emra, data, lotë

Ditët janë njësoj
I njëjti kalendar
Sa doja të të thoja
Se malli mua me ka marrë!

E di që më dëgjon!
Malli më ka marrë
Unë do të vij herët a vonë
Se të vërtetën e dimë unë dhe ti, dhe ti
Se herët a vonë do të vij

Se malli mua me ka marrë
Malli më ka marre!
Se të vërtetën e dimë unë dhe ti, dhe ti
Se herët a vonë do të vij
Po, unë do të vij!



Credits
Writer(s): Elsa Lila
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link