Natën e Mirë

Heshte ti
Heshta unë
Po me heshtje dashurisë
Nuk i jepet fund

Kur m'godet
Edhe veten vret
Siç ke zemrën, gjendjen ke
S'mund të bëhesh çfarë nuk je

Jo, nuk pranoj
Të jetoj me paranojë
Çdo mëngjes të shaj
E në mbrëmje qaj

Jo, nuk jam mirë
A e ke natën si unë t'vështirë?
Kur mbetesh n'errësirë
Kujt i thu' "natën e mirë!

Edhe pse lot nuk kam
Përveç syve çdo gjë tjetër m'qan
Zemra që m'duan si ti, ka shumë
Po s'ka zemër që t'do si unë

Edhe kur s'kishe të drejtë
Kam duruar çdo sharje
Çdo dhimbje, çdo grindje, çdo stres
Heshtja s'është harresë

Pse
Je larguar e k'tu je
Kur arsye më nuk ka
Boll ma!

Jo, nuk pranoj
Të jetoj me paranojë
Çdo mëngjes të shaj
E në mbrëmje qaj

Jo, nuk jam mirë
A e ke natën si unë t'vështirë?
Kur mbetesh n'errësirë
Kujt i thu' "natën e mirë"!



Credits
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link