Ti S´e Di Perse

Kam prekur pafundësitë me ty
Kam ndezur mijëra netë në fantazi me ty
Me ty, vetëm me ty unë pres me mall
Me ty, vetëm me ty unë mbahem gjallë
Dhe fjeta ditë e natë mbi një fjalë, mbi një krenari
Dhe digjem ditë e natë mbi një zjarr që më kthen tek ti.
Ti s'e di përse s'ka një tjetër zemër
S'ka më qiell pa re
Ti s'e di përse
Ti s'e di përse s'ka një tjetër emër
Sot njësoj si dje
Ti s'e di përse
Ti s'e di përse
Jetova mrekullitë me ty
Pushtova lartësitë në marrëzi me ty
Me ty, vetëm me ty unë në vetmi
Me ty, vetëm me ty e vetme rri
Dhe fjeta ditë e natë mbi një fjalë, mbi një krenari
Dhe digjem ditë e natë mbi një zjarr që më kthen tek ti.
Ti s'e di përse s'ka një tjetër zemër
S'ka më qiell pa re
Ti s'e di përse
Ti s'e di përse s'ka një tjetër emër
Sot njësoj si dje...
Ti s'e di përse
Ti s'e di përse heshtja ndal frymën
Kur më flet me një vështrim
Ti je i vetmi trishtim
Ti s'e di përse s'ka një tjetër zemër
S'ka më qiell pa re
Por ti s'e di përse
Ti s'e di përse s'ka një tjetër zemër
Sot njësoj si dje...
Ti s'e di përse
Ti s'e di përse



Credits
Writer(s): Alban Skenderaj
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link