When Love Calls Your Name

Unë jam një det ku ti lundron
një anije kujtimesh mbushur plot
me copëza jete, ngjyra vjeshte të vonë
Ti je ai, tek unë ti jeton

Mendime, ethe dhe zjarr si diell
si llavë e nxehtë në trup më përshkron
më flet me gjuhën e zemrës
dhe atë çast kur në sytë e mi mungon

Unë të kërkoj dhe lart fluturoj
një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim
ti je për mua, je një dritë
dhe botën e çoj
unë të kërkoj
një jetë me ty të jetoj

Përballë me ty lart fluturoj
në krahët e tu marr forcë e s'të lëshoj
ti qiell i pastër që dimrin tek unë e frikëson
ty të kam diell dhe kurrë mos më lësho

Mendime, ethe dhe zjarr si diell
si llavë e nxehtë në trup më përshkron
më flet me gjuhën e zemrës
dhe atë çast kur në sytë e mi mungon

Unë të kërkoj dhe lart fluturoj
një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim
ti je për mua, je një dritë
dhe botën e çoj
unë të kërkoj
një jetë me ty të jetoj

Këndon dhe hëna
kur ti të jesh i marrë
dy zemra bashkë stuhinë kthejnë në varkë
se unë jetoj në trupin tënd tani
ne jemi një port
gjithçka unë dhe ti
Ne jemi një!

Gjithçka tek ty unë kërkoj dhe lart fluturoj
një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim
ti je për mua, je një dritë
dhe botën e shoh
unë të kërkoj
një jetë me ty do jetoj
Gjithçka tek ty unë kërkoj
dhe botën e shoh
me ty jetoj
me ty jetoj



Credits
Writer(s): Riccardo Vincent Cocciante, Roxanne Seeman
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link