Al Kapone

Ç'më shikon ashtu
Si ndonjë skifter
Që zogjët e vegjël
Në kthetra i merr
Je tepër xheloze
Për të qenë e mirë
Prandaj më lër të qetë
Kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë

Ti s'mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S'ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua
Se jam Al Kapone

Më dukesh si bleta
Që m'ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg
Me therrën e zjarrtë
Këshillat e mia
Vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu
E mos më zemëro
E mos më zemëro

Ti s'mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S'ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua
Se jam Al Kapone

Ti s'mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S'ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua
Se jam Al Kapone



Credits
Writer(s): Nexhat Mujovi
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link