Miq

Kjo historia e miqësisë sonë
qenka lesh me qime siç i thonë,
se herët a vonë
ne e dimë si përfundon.
Ja ku jemi si gjithmonë,
të strukur në pamundësinë tonë.
Ti hesht, unë këndoj,
ti hesht prapë, unë këndoj...

Nuk e di, jo nuk e di seç shpresoj.
Kjo dashuria është veç një rrugicë qorre,
por unë dua, dua të besoj.
Nuk e di, jo nuk e di seç shpresoj...

Kjo historia e miqësisë sonë
është thjesht gënjeshtër,
është iluzion i mendimeve të mia koti,
kur zemra refuzon të të fshijë
nga kujtesa e saj përgjithmonë.
Sa bukur gënjej veten
kur them se nuk më intereson,
ku je, çfarë bën, a më mendon,
se kë në krahët e tua ti fort po shtrëngon.

Nuk e di, jo nuk e di seç shpresoj.
Kjo dashuria është veç një rrugicë qorre,
por unë dua, dua të besoj.



Credits
Writer(s): Elina Duni
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link