Dikur Bëhet Vonë

Zonja dhe zotërinjë, miq e afaristë të nderuar
Ditën e parë të Ramazanit u dashurova në një vajzë nga fakulteti teknik
Dega e elektros, viti i tretë
E ajo, edhe pse e lazdruar pa masë, i hoqi ndëgjueset e walkman-it nga veshi
Ma hodhi një vështrim kritik, dhe më dëgjoi me vëmendje
Unë jam një katundar nga Kaqandolli, i thashë
Jam student i juridikut dhe kam pretendime që një ditë të bëhem president
Me mundësitë e mia gjigante orale ia futa zhvallë e i thashë

Mami të ka thënë mos u kthe pa pesëshe në shtëpi
Por ti as s'shkon në shkollë më, por këtë mami nuk e di
Ti ulesh n'telefon dy orë nga dora nuk e lëshon
Dhe ram - bam - bam - bam, zemra të vallëzon

Detyrat e shtëpisë
Do t'i bëjmë bashkë këtë natë
Jemi përplot energji
E nata është e gjatë

Dikur
Dikur bëhet vonë
Dikur
Koha shumë shpejt kalon



Credits
Writer(s): Dardan Shkreli
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link