Ty të Kam Kosovë

Pak statistikë, askend s'e ka fikë
E as dajën Jusuf, atje poshtë në Australi
Eu, merreni me mend, si te ne në asnjë vend
Për kokë banori, - i kemi tri parti

Unë vet personalisht, besoni, krejt rastësisht
U regjistrova në partinë fshatare
E martë qe kur vura gisht, m'pyetën a di anglisht
Unë thashë s'di, por disi bëj çare

Nejse, çka kesh tuj u kallzu, po masi kesh regjistru
M'dërguan një ditë në Gjylekarë
Të flas në do mbledhija, rrugës t'i ha dy tri flija
Dhe fillova: "Diçka duhet ndërmarrë"

"Pasha këtë kaçik pule, sytë po na shohin veç lule
Po punët s'i kemi mirë hiç"
Kur tuj diskutu, nji vajz ngat m'kishte picku
M'tha: "Ulu se na bane kahre, o viç "

Thash, ndoshta ësht' prek çika, se katundari me patika
Kur diskuton ton' ja kanë mërzi
Ndaj thashë: "Ndalu oj laike, ti krijesë patetike
Se politika s'është gurabi"

Atherë ndjeva se si ai njeriu i vocërr n'mua
I mshoi zemrës sime t'shkretë, sa kish pasur haz - shkelm
Sytë më vezulluan, thashë athu u dashurova
Ajo vajza ulur afër meje, ishte e bukur - helm

"Prej pikpamjeve t'mia fshatare
Qe besa se bëj asnjë hap
Për Kosovën time e jap jetën
E për ty edhe Kosovën e jap

Ajo tha: "Eh more jaran, po keq dashnija t'paska nxan
Pse po l'pihesh kur m'shikon o faqezi"
Dhe shtoi: "Ik more budallë, se si ti kam plot n'mahallë
Unë i du veç ata me vizë në Gjermani"

Von kish ra zhetoni, n'kokën time prej betoni
Thashë: "Ta dhefsha fatin tem kopil"
Po sa i mora lakmi, vllaut tem në Gjermani
E ai mirë m'thoshte hajde t'shti n'azil



Credits
Writer(s): Dardan Shkreli
Lyrics powered by www.musixmatch.com

Link